Na ndiqni Facebook Instagram

Historikisht, pyjet në Shqipëri janë përdorur si burimi kryesor i energjisë për ngrohjen dhe gatimin, veçanërisht në zonat rurale. Sot, kërkesa për lëndë djegëse, mbetet ende e lartë.

Përveç shërbimeve ekonomike, pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e tokës nga erozioni, erërat, përmbytjet, zbutjen e ndryshimeve klimatike nëpërmjet sekuestrimit të karbonit etj. Duhet thënë se, përdorimi i drurëve për energji, kontribuon konsiderueshëm në kompensimin e shkarkimeve të gazeve serë, gjë e cila shtron nevojën e zbatimit të praktikave më të mira të menaxhimit të burimeve pyjore.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është p3-1-1024x683.jpg

Shqipëria është bërë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për parandalimin e ngrohjes globale dhe kufizimin e pasojave që krijojnë ndryshimet klimatike, të cilat kërcënojnë në mënyrë të veçantë vendet e varfëra dhe ato në zhvillim.

Për këtë qëllim, është realizuar një studim, i cili nxjerr në pah masat e zhvilluara në Shqipëri, për fuqizimin e sektorit pyjor drejt plotësimit të kërkesës për energji dhe zvogëlimit të shkarkimeve të gazeve serë. Me qëllim që të vlerësohej roli i pyjeve në zbutjen e pasojave si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe në ekonominë e vendit, studiuesit analizuan vetëm përdorimin e drurit për energji.

Për realizimin e këtij studimi, ata shfrytëzuan të dhënat e gjeneruara nga studimi “Konsumi i Energjisë së Drurit në Shqipëri”, realizuar në kuadër të projektit të FAO-s: “Asistencë teknike për përdorimin e energjisë së drurit, për të përmirësuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik rural dhe për të përmbushur objektivat e vitit 2020 për energji të ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është p1-1-1024x683.jpg

Metodologjia e përdorur konsistonte në intervista ballë për ballë, me grupe shoqëror dhe aktorë të ndryshëm, si familje, biznese dhe institucione publike (shkolla dhe kopshte).

Për anketimin e familjeve u përdor mënyra rastësore e përzgjedhjes në dy faza. Në fazën e parë u bë përzgjedhja e njësive nga ku do të merreshin kampionët dhe në fazën e dytë, u bë përzgjedhja rastësore e familjeve. Bazuar në veprimtarinë ekonomike dhe madhësinë e bizneseve u bë edhe përzgjedhja e bizneseve, e cila ishte gjithashtu rastësore.

Bazuar në llogaritjet dhe vlerësimet e kryera për energjinë e drurit krahas energjisë elektrike, rezultoi se kontributi i energjisë së drurit në GDP-në totale të Shqipërisë është 3.45 %. Për më tepër studimi tregoi se, përdorimi aktual i energjisë së drurit zëvendëson importet e energjisë elektrike në vlerën e 387 milion EUR.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është p4-1.jpg

Një fakt akoma më i rëndësishëm është se përdorimi i drurit për energji parandalon emetimin e 19.522.229 ton CO2 nga karburantet fosile, që në pikëpamjen ekonomike, vlerësohet 132.165.490, 3 EUR. Aktualisht, vlera teorike në terma ekonomikë e këtyre shkarkimeve të karbonit, do të ishte rreth 132 milion EUR.

Autor: Prof.Asoc.Dr. Nehat Çollaku; Prof. Dr. Elvin Toromani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *